Alpinewood DOO është themeluar në vitin 2004 dhe është në pronësi private.

Prodhimi i paneleve prej druri (të ngjitura) është programi kryesor i prodhimit tonë, edhe atë prej drurit të ahut, lisit, panjës , arrës , qershies, hirit dhe llojeve të tjera.

Në puntori punojnë 25 punëtorë të kualifikuar, të cilët në procesin e përpunimit të drurit kanë në shërbim maqineri të avancuara dhe teknologji moderne.

Prodhimi vjetor prej më shumë se 3000 m3, nga të cilat rreth 80 për qind e panelit të ngjitur (finger joint panels) dhe rreth 20 për qind e petëzuar (one ply laminated panels).

Më shumë se 95 për qind e prodhimit eksportohet në tregun evropian.

Përveç prodhimit kryesorë, në punëtori prodhohen edhe elemente prej druri për dritare (korniza), për tavolina, për shkallë, për krevate për fëmijë, si dhe elemente të ndryshme sipas porosive të klientit.

Duke pasur parasysh se kompania ka arritur traditë në zdrukthtari, përkujdeset edhe për burimet e drurit dhe natyrës në përgjithësi.

Alpinewood DOO angazhohet për të ruajtur bukurinë dhe shëndetin e mjedisit në të cilin vepron, duke aplikuar teknologji miqësore për mjedisin. Për prodhim përdoret masë drurore nga pyjet që menaxhohen sipas standardeve ekologjike dhe ekonomike.

 

 

 

 

Cfare ka te re?

Monday, 11 March 2013

Prodhime tjera

Friday, 08 March 2013

Për neve